E re- 74 m²Sipërfaqja
- 2Dhoma gjumi
- 1Banjo
Personi i kontaktit: Rexhë Haxholli
Shiko të gjitha pronat e agjencisëPërshkrimi
Banesa moderne me sipërfaqe prej 74.14m² ndodhet në objektin e Nartel Center, në Lakrishtë. Banesa karakterizohet nga orientimi Jug-Lindje, duke siguruar ndriçim të bollshëm natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës dhe një ambient të ngrohtë e të këndshëm për banim. Interieri është i pajisur me mobilje italiane cilësore, të përzgjedhura me kujdes për të ofruar elegancë, funksionalitet dhe rehati maksimale. Hapësira është e organizuar në mënyrë praktike dhe komode, duke shfrytëzuar në mënyrë efikase çdo metër katror për një jetesë sa më të rehatshme. Banesa ka këtë rënditje funksionale: Qëndrimi ditor | Kuzhinë me tryezari | 2 Dhoma gjumi | 1 Banjo | 1 Ballkon. Pozita e saj në Nartel Center ofron qasje të lehtë dhe lidhje të shpejtë me pjesët më të frekuentuara të qytetit. Në afërsi të menjëhershme gjenden kafiteri, restorante, markete, banka, farmaci, institucione publike dhe një gamë e gjerë shërbimesh të përditshme, duke mundësuar një stil jetese praktik dhe komod. Falë lokacionit të favorshëm, organizimit funksional dhe standardit të lartë të mobilimit, kjo banesë paraqet një zgjedhje të shkëlqyer si për banim ashtu edhe për investim afatgjatë. Një përparësi e veçantë e kësaj prone është se aktualisht është e dhënë me qira me kontratë afatgjatë, duke ofruar mundësi të menjëhershme për të ardhura të sigurta dhe kthim të qëndrueshëm nga investimi.
Çfarë ka
- Ashensorë
- Dhoma: 3
- E mobiluar
- Klimë
- Lloji i ngrohjes: Me rrymë
- Sistem sigurie me kamera
Vendndodhja
Vendndodhja e përafërt, Lakrishtë, Prishtinë. Adresën e saktë ta jep agjencia.
Sa do të paguaje në muaj?
Llogaritur për këtë pronë me normën mesatare të bankave në Kosovë. Ndrysho kaparin, afatin ose normën.
Vlerësim, jo ofertë kredie. Normat dhe kushtet ndryshojnë nga banka në bankë.




