E re€360,000€3,273/m²
Duplex banesë me 4 dhoma të gjumit në shitje në Qendër
rr.Luan Haradinaj, Qendër, PrishtinëNga Topia Real Estate
- 110 m²Sipërfaqja
- 4Dhoma gjumi
- 2Banjo
Personi i kontaktit: Shqiprim Pllana
Shiko të gjitha pronat e agjencisëPërshkrimi
Banesa Duplex gjendet në qendër të Prishtinës, më saktësisht në rrugën "Luan Haradinaj", përballë objektit të Policisë së Kosovës. Pozita e saj është një ndër më të favorshmet në kryeqytet, duke ofruar qasje të shpejtë në të gjitha pjesët e qytetit. Banesa ka afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode, si institucione publike, shkolla, çerdhe, markete, farmaci, restorante, kafene, qendra tregtare dhe hapësira të ndryshme rekreative. Banesa ka sipërfaqe totale funksionale prej rreth 110 m², e organizuar në dy nivele. Niveli i parë ka sipërfaqe prej 61 m² sipas dokumentacionit pronësor, ndërsa niveli i sipërm ofron edhe rreth 49 m² hapësirë shtesë të shfrytëzueshme. Organizimi i saj në formë duplex ofron një ndarje funksionale të hapësirave, duke krijuar privatësi dhe komoditet maksimal për banim familjar. Prona është e pajisur me sistem të ngrohjes qendrore me Termokos, i cili siguron komoditet gjatë sezonit dimëror. Orientimi Lindje–Perëndim mundëson ndriçim të bollshëm natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar ambiente të ngrohta dhe të këndshme për jetesë. Banesa ka këtë renditje: - Kati 1-rë | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Banjo | 1 Dhoma gjumi | 2 Ballkona - Kati 2-të | 3 Dhomë gjumi | 1 Banjo | 1 Depo
Çfarë ka
- Gjendja: E përdorur
- Ngrohje qendrore: Termokos
- Orientimi: Lindje,Perëndim
- Paisje ekstra: Interfon,Air condition
- Sipërfaqe neto: 61 m²
Vendndodhja
Vendndodhja e përafërt, rr.Luan Haradinaj, Qendër, Prishtinë. Adresën e saktë ta jep agjencia.
Sa do të paguaje në muaj?
Llogaritur për këtë pronë me normën mesatare të bankave në Kosovë. Ndrysho kaparin, afatin ose normën.
Vlerësim, jo ofertë kredie. Normat dhe kushtet ndryshojnë nga banka në bankë.




