Për shitje€390,000€1,114/m²
Shtëpi 350m2 – TIPI C, në shitje në lagjen Royal Green Residence – Zllatar
Royal Green Residence, ZllatarNga Topia Real Estate
- 350 m²Sipërfaqja
- 3Dhoma gjumi
- 2Banjo
Personi i kontaktit: Petrit Kastrati
Shiko të gjitha pronat e agjencisëPërshkrimi
Shtëpia gjendet në lagjen Royal Green Residence, në Zllatar, lagje kjo e cila ka një pozitë shumë të mirë me afërsi me qendrën e Prishtinës si dhe mbrapa me një largësi jo të madhe ka liqenin e Badovcit. Shtëpia është e tipit C me sipërfaqe të përgjithshme prej 350m², e ndërtuar në një parcelë prej 3 ari. Shtëpia ka sipërfaqe neto 299.81m² dhe përfshin edhe 50m² shtesë në bodrum, duke ofruar një organizim unik krahasuar me tipet tjera të këtij modeli. Ndryshe nga shtëpitë standarde të tipit C, ku garazhet ndodhen në katin përdhesë dhe bodrumi ka qasje vetëm nga brenda, kjo shtëpi ka garazhe të pozicionuara në bodrum me hyrje direkte nga rruga, ndërsa kati përdhesë është shfrytëzuar tërësisht për dhomën e ndenjës dhe kuzhinën, duke krijuar një hapësirë të bollshme dhe funksionale për jetesë familjare. Përveç planifikimit të veçantë të brendshëm, kjo pronë dallon edhe për pozitën e saj si shtëpi e qoshes, e cila sjell më shumë ndriçim natyral, pamje të hapura dhe intimitet të shtuar. Shtëpia dorëzohet me fasadë dhe dritare të përfunduara ndërsa punët e mbrendshme janë të pa përfunduara, që duhet të përfundohen me investimet e blerësit. Shtëpia ka këtë renditje: - Bodrumi: | 1 Garazhë | 1 Depo | 1 Hapërsirë për rekreacion - Përdhesa: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Tualet - Kati i I-rë: | 3 Dhoma gjumi (1 masterbedroom) | 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi) | 1 Ballkon - Nënkulmi: | 1 Hapësirë rekreacioni ose mund te kthehet në dhomë gjumi
Çfarë ka
- Garazh: 1.00
- Gjendja: E re
- Orientimi: Lindje,Perëndim
Vendndodhja
Royal Green Residence, Zllatar
Sa do të paguaje në muaj?
Llogaritur për këtë pronë me normën mesatare të bankave në Kosovë. Ndrysho kaparin, afatin ose normën.
Vlerësim, jo ofertë kredie. Normat dhe kushtet ndryshojnë nga banka në bankë.
Prona të ngjashme
Për shitje€500,0004 dhoma · 3 banjo€1,337/m²