E re€100,000€1,064/m²
Shiten 94/ari në Berivojcë Kamenicë Kosovë
Berivojcë Kamenicë Kosovë, Kamenicë, KamenicëNga PIRAMIDA group
- 94 m²Sipërfaqja
Përshkrimi
📍Adresa: Berivojcë Kamenicë Kosovë Shitet tokë bujqësore me sipërfaqe totale prej 94 ari, në një lokacion shumë të favorshëm dhe dominues në fshatin Berivojcë, vetëm 2 km larg qytetit të Kamenicës. Trualli ndodhet në një lartësi mesatare me pamje të hapur dhe horizont shikueshmërie të gjerë, me orientim kah perëndimi, i rrethuar me fusha dhe male, duke ofruar qetësi, ajër të pastër dhe natyrë të pasur. Toka është e rrethuar me cerkllazh betoni dhe e thurur me tel rreth e përqark, me rrugë dhe rrymë elektrike brenda truallit, gjë që e bën shumë funksionale dhe të gatshme për shfrytëzim të menjëhershëm. 🌳 Në truall ndodhen rreth 650 trupa pemësh frutore 8-vjeçare, përfshirë: Mollë, Dardha, Kumbulla, Arra Pemët janë të pajisura me sistem ujitje pikë-pikë direkt te rrënjët. Prona posedon bunar uji, i cili furnizon dy depozita uji me kapacitet mbi 5 m³. 🏡 Në pronë gjenden gjithashtu: Një vilë e vogël, Depo për vegla pune. Hapësirë e veçantë e rrethuar me tel për pula dhe shpezë të tjera. Infrastrukturë: Rrugë + rrymë në truall. 📐 Sipërfaqe totale: 94 ari (9,400 m²) 🏡 Hapësirë: Për vila etj. 📜 Çertifikatë prone: Po 📍Adresa: Berivojcë Kamenicë Kosovë Një pronë ideale për bujqësi, pemëtari, fermë familjare apo investim afatgjatë, në një ambient të qetë dhe me potencial shumë të madh zhvillimi 📝 Shitja dhe Bartja e pronës bëhet vetëm përmes Noterit sipas marrëveshjeve mes shitësit dhe blerësit 🌎 http://www.piramidagroup.net 📩 e-mail: info@piramidagroup.net 🏛 PIRAMIDA group Real Estate
Vendndodhja
Vendndodhja e përafërt, Berivojcë Kamenicë Kosovë, Kamenicë, Kamenicë. Adresën e saktë ta jep agjencia.
Sa do të paguaje në muaj?
Llogaritur për këtë pronë me normën mesatare të bankave në Kosovë. Ndrysho kaparin, afatin ose normën.
Vlerësim, jo ofertë kredie. Normat dhe kushtet ndryshojnë nga banka në bankë.
