E re€2,500 / muaj
Objekt afarist me QIRA – Kodra e Trimave – 960m²
Kodra e Trimave, PrishtinëNga Access Real Estate
- 300 m²Sipërfaqja
Përshkrimi
Jepet me qira objekt afarist në Kodrën e Trimave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 960 m², i organizuar në 2 kate dhe i përshtatshëm për klinikë, spital privat, qendër rehabilitimi, zyra korporative, qendër shërbimesh apo aktivitete të tjera afariste. Objekti përmban 17 dhoma dhe 17 banjo private, të shpërndara në dy kate, duke ofruar funksionalitet dhe privatësi për secilën hapësirë. Gjithashtu, posedon restorant/sallë të ngrënies me hapësirë për kuzhinë, si dhe ambiente teknike të dedikuara, përfshirë lavanderinë, dhomën e serverit dhe dhomën e kaldajës. Në dispozicion është edhe parking privat për 15 vetura, duke e bërë objektin të përshtatshëm për veprimtari me staf dhe numër të konsiderueshëm klientësh ose pacientësh. Një mundësi ideale për biznese dhe institucione që kërkojnë hapësirë funksionale, të kompletuar dhe me kapacitet të lartë në një lokacion të përshtatshëm.
Çfarë ka
- Gjendja: E re
Vendndodhja
Vendndodhja e përafërt, Kodra e Trimave, Prishtinë. Adresën e saktë ta jep agjencia.




