E re- 64 m²Sipërfaqja
- 2Dhoma gjumi
- 1Banjo
Personi i kontaktit: Rexhë Haxholli
Shiko të gjitha pronat e agjencisëPërshkrimi
Banesa me sipërfaqe prej 64m² neto ndodhet në Lakrishtë, në afërsi të ProCredit Bank. Banesa ka orientim Jug-Perëndim, duke ofruar ndriçim të mirë natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës. Është e renovuar dhe e mobiluar në tërësi, me një interier të këndshëm, funksional dhe të përshtatshëm për banim të rehatshëm. Hapësirat janë të organizuara mirë, duke mundësuar shfrytëzim praktik të çdo metri katror. Banesa ka këtë renditje: Qëndrim ditor | Kuzhinë me tryezari | 2 Dhoma gjumi | 1 Banjo | 1 Ballkon të stilit francez. Objekti është i pajisur me ashensor të ri, ndërsa banorët kanë në dispozicion edhe parking të jashtëm. Falë pozitës së favorshme në Lakrishtë, në afërsi gjenden kafiteri, restorante, markete, banka, farmaci, institucione publike dhe shërbime të tjera të nevojshme për jetën e përditshme. Lokacioni mundëson lidhje të shpejtë me zonat më të frekuentuara të Prishtinës.
Çfarë ka
- Ashensorë
- Dhoma: 3
- Dokumentacioni: Fletë poseduese
- E mobiluar
- Hapësira gjelbëruese
- Klimë
- Lloji i ngrohjes: Me Termokos
- Parkingu: Ka parking të jashtëm
Vendndodhja
Vendndodhja e përafërt, Lakrishtë, Prishtinë. Adresën e saktë ta jep agjencia.
Sa do të paguaje në muaj?
Llogaritur për këtë pronë me normën mesatare të bankave në Kosovë. Ndrysho kaparin, afatin ose normën.
Vlerësim, jo ofertë kredie. Normat dhe kushtet ndryshojnë nga banka në bankë.




