E re€5,500 / muaj
Lokal 550m² me qira në lagjen Aktash – Kompleksi “Mileniumi”
rr.Gazmend Zajmi, Aktash, PrishtinëNga Topia Real Estate
- 550 m²Sipërfaqja
Personi i kontaktit: Shqiprim Pllana
Shiko të gjitha pronat e agjencisëPërshkrimi
Lokali gjendet në Rrugën “Gazmend Zajmi” (ish-Rruga e Dubrovnikut), në kuadër të kompleksit banesor “Mileniumi”. Pozicionimi i tij pranë Qendrës së qytetit dhe në një zonë të zhvilluar urbanistike e bën këtë hapësirë një lokacion të përshtatshëm për biznese që kërkojnë prezencë, qasje të lehtë dhe ekspozim të lartë. Lokali është tërësisht i ri dhe i gatshëm për shfrytëzim, duke ofruar një hapësirë të konsiderueshme prej 550m², e cila mund të përshtatet dhe organizohet sipas nevojave specifike të biznesit. Një nga veçoritë kryesore të kësaj prone është lartësia prej 4.30 metrash, e cila krijjon ndjesi hapësire dhe mundësi të shumta për një koncept modern dhe funksional. Pozicioni i lokalit në pjesën kryesore të objektit i siguron dukshmëri të lartë dhe prezencë të theksuar, duke e bërë veçanërisht të përshtatshëm për biznese që kanë nevojë për ekspozim. Lokali ka orientim në Lindje dhe Jug, si dhe sistemin ngrohës e ka nën dysheme me kalda elektrike. *Në çmim nuk përfshihet TVSH-ja
Çfarë ka
- Gjendja: E re
- Ngrohje qendrore: Rrymë
- Orientimi: Lindje,Jug
Vendndodhja
Vendndodhja e përafërt, rr.Gazmend Zajmi, Aktash, Prishtinë. Adresën e saktë ta jep agjencia.




